Organizata Drejtësi Sociale zhvilloi një takim me Drejtorinë e Strehimit Social pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Fokusi takimit ishte diskutimi i problematikave që kemi hasur në disa qytete për të përfituar nga programet e strehimit social familjet e pastreha.
Dy nga problematikat kryesore janë, (i) pamundësia e familjeve për të siguruar kontratë qeraje noteriale, me qëllim aplikimin për të përfituar nga programi subvencionimit të qerasë, si dhe (ii) diskriminimi që ndodh nga qiradhënësit ndaj familjeve Egjiptiane dhe Rome, duke mos i dhënë banesë me qera disa familjeve sepse i përkasin këtyre minoriteteve.
Gjatë takimit si organizatë sugjeruam sesi mund të ndryshojë ligji strehimit social, për zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu, në ditët në vijim do ti dërgojmë me shkrim sugjerimet tona.