Në kuadër të projektit “Advokimi ligjor nje mjet per organizimin komunitar”, financuar nga Leviz Albania, “Drejtësi Sociale” dhe TIRC “Së bashku për integrimin e romëve”, ka filluar firmosja e peticionit nga banorët e Drizës drejtuar bashkisë Fier për kryerjen e punimeve për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza për gjithë zonën. Vlen për tu vlerësuar ndërhyrja e bashkisë për shtrimin e kanalizimeve për një pjesë të zonës, si dhe hartimin e projektit për pjesën tjetër por banorët kërkojnë kanalizime në gjithë zonën. Ndaj, peticioni tregon reagimin e tyre.
