“Drejtësi Sociale” në vijim të aktiviteteve, ju fton pranë zyrave të saj, të mërkurën datë 4 maj 2022 ora 19:30, të ndiqni premierën e filmit të shkurtër “Gruaja në hije” me temë dhunën ndaj grave.
Filmi është bazuar në librin “10 gra, 10 rrëfime” të autores Elga Mitre, ku tregohen forma të dhunës psikologjike apo sociale, që nuk konsiderohen forma të dënueshme dhune.
Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të diskutojmë së bashku.