Në 16 maj 1944, një akt i rrallë heroizmi u shënua në kampin e përqendrimit të Auschwitz-Birkenau. Atë ditë, të burgosurit romë të quajturit Zigeunerlager, u ngritën kundër rojeve naziste, duke shfaqur guximin dhe rezistencën e tyre kundër persekutimit dhe asgjesimit. Përveç armëve, ata përdorën çekiç, kazma dhe lopata për të përballuar sulmet naziste.
Rezistenca e tyre ishte e suksesshme. Asnjë rom nuk u ekzekutua në dhomat e gazit atë ditë, një fakt që tregon për vendosmërinë dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të vështirë. Kjo kryengritje është unike në historinë e kampit të Auschwitz, duke qenë kryengritja e vetme e regjistruar atje.
Për komunitetin rom, 16 maji është një ditë e rëndësishme për t’i kujtuar dhe për t’i nderuar ata që luftuan për lirinë dhe dinjitetin e tyre në kohën e një nga regjimeve më të tmerrshme në histori. Kjo ditë nuk është vetëm për të përkujtuar historinë, por edhe për të mësuar nga ajo dhe për të rindërtuar angazhimin tonë për të drejtat e njeriut dhe përballimin e diskriminimit në çdo formë.
Në kohën kur racizmi dhe intoleranca ende shfaqen në shoqëri, kujtimi i rezistencës së Romeve në Auschwitz është një dëshmi e fuqishme për forcën dhe vullnetin e popullit për të luftuar për drejtësi dhe liri.
