Më vitin 2007 OKB-ja vendosi të aprovojë 20 Shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale, një koncept që thërret për kapërcimin e barrierave ndarëse mes grupeve dhe krijimin e mundësive për drejtësi sociale për të gjitha komunitetet. Drejtësia sociale i ndihmon shoqëritë për të funksionuar më mirë, duke fuqizuar ekonominë e tyre dhe reduktuar pabarazinë, diskriminimin dhe varfërinë.
Ne besojmë fort te barazia e cila nuk nënkupton se njerëzit janë të gjithë njësoj, por se meritojnë njësoj respekt dhe jetë me dinjitet, pavarësisht dallimeve që mund të kenë.
Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të përballet me çështje të rëndësishme duke përfshirë krizat serioze financiare, normat e larta të papunësisë, varfërinë, përjashtimin e komuniteteve të margjinalizuara, emigrimin masiv, diskriminimin dhe mungesën e aksesit në shërbime shëndetësore, arsimore dhe qeverisëse.
Drejtësi sociale do të thotë që çdo qenie njerëzore meriton të trajtohet barabar para ligjit, institucioneve publike dhe private, si dhe duhet të ketë një minimum jetik për të jetuar në mënyrë dinjitoze, pavarësisht në mundet të punojë ose jo.
