Gjatë takimeve me familjet e rikthyera konstatuam se shuma mujore që përfitonin nga bonusi qerasë ishte shumë i ulët, pasi specialistët e zyrës së strehimit në bashkinë Devoll keqinterpretonin ligjin “Për strehimin social” dhe aktet nënligjore. Kontaktuam me specialistët dhe përfaqësues tjerë të bashkisë dhe i bindëm me argumenta ligjorë i bindëm se ishin duke i keqinterpretuar dhe si pasojë, keqzbatuar në praktikë. Duke treguar vullnet pozitiv dhe me ndërhyrjen tonë, ndryshuan VKB-në, dhe tani ligji po zbatohet siç duhet, duke i dhënë ndihmën e duhur këtyre familjeve.