Zhvilluam takim me ZVA-Devoll për t’i informuar mbi VKM-në Nr.666, datë 10.10.2019 dhe për të nxitur zbatimin e saj për fëmijët rom dhe egjiptian në rrezik braktisjeje. Sipas të dhënave të tyre, trembëdhjetë fëmijë kanë potencial për ta përfituar këtë bursë. Bursa e cila duhet të zbatohej që nga tetori i vitit 2019 ka hasur probleme në implementim në praktikë dhe shpesh, ka qenë nevoja për ndërhyrje në nivel vendor për të lehtësuar aksesin e fëmijëve që do duhet ta përfitonin dhe autoriteteve përkatëse, të bashkisë dhe zyrave të tjera vendore. Me anë të kësaj nisme, shpresojmë që më pak fëmijë romë ta lënë shkollën, sidomos ata që tashmë janë në rrezik e sipër, për shkak të mungesave të shumta.