Qindra familje shqiptare nga nevoja për para në dorë, e gjetën veten të detyruar t’u nënshtroheshin normave të çmendura të interesit, detyrimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të njëanshme nga disa institucione mikrofinanciare.
Kjo padrejtësi vazhdonte më tej me veprime përmbarimore në shkelje të ligjit. Sot, kemi qindra familje shqiptare të cilëve i janë marrë padrejtësisht pronat ose i janë bllokuar pagat mujore me të cilat ushqejnë familjen.
Nisur nga rastet konkrete, si organizatë kemi mbështetur individë me procese gjyqësore kundër institucioneve mikrofinanciare, si dhe e kemi raportuar këtë shqetësim pranë institucioneve përkatëse si Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, etj. Ndjehemi mirë që më në fund ka zhvillime pozitive
