Ishim sot pranë Bashkisë Lezhë për të diskutuar mbi dëmshpërblimin e disa banorëve që pësuan përmbytje të shtëpiave të tyre. Vetëm gjashtë familje kanë marrë pagesën këtë muaj kurse dy priten që të dalin në një fazë të dytë, me buxhetin e ri të dërguar pranë Ministrisë së Financave.
Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).” UNDP Albania
