Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.
E fokusuar për ofrimin e shërbimeve ndaj grupeve rome- egjiptiane, personave me aftësi ndryshe, banorëve të lokaliteteve periferike, të rinjëve, fëmijëve dhe emigrantëve.
Një hapësirë e dedikuar publikimit dhe pasqyrimit të të gjitha aktiviteteve, daljeve në media, njoftimeve dhe artikujve të ndryshëm në lidhje me veprimtarinë e organizatës “Drejtësi Sociale”