Një numër i konsiderueshëm familjesh egjiptiane dhe rome që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk furnizohen me ujë të pijshëm si pasojë e pamundësisë financiare për të lidhur kontratën dhe të kryejnë pagesën për vendosjen e matësit të ujit.
Prej vitit 2018 është miratuar VKM-ja që detyron pushtetin lokal të mbulojë shpenzimet për këto familje, por nga praktika shohim se asnjë institucion lokal nuk e zbaton. Në këtë situatë, mbështetëm z.I.K për t’iu drejtuar me shkresë bashkisë Berat për zbatimin e kësaj VKM-je, e cila do ti mundësonte furnizimin me ujë kësaj familje. Në rast se nuk do të zbatohet, do ti drejtohemi Gjykatës për të detyruar institucionin të zbatojë VKM-në.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.
