Ditën e sotme paraligjori i Drejtësi Sociale zhvilloi një takim të përbashkët me nxënësit egjiptian dhe rom dhe Drejtoreshës së Zyrës së Punës, Lezhë, si dhe Drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale.
Qëllimi takimit ishte nxitja e të rinjve për tu regjistruar në Shkollën e Mesme Profesionale, si një mundësi më shumë për tu integruar në tregun e punës.