Paraligjori i Drejtësi Sociale në qytetin e Korçës, u njoh me rastin e z. V.L, të cilit nuk i pranohet aplikimi për regjistrimin e pasurisë nga ASHK-Korçë, me arsyetimin se prona ka mbivendosje. E mbështetëm z. V.L duke i përgatitur ankim administrativ drejtuar z. Artan Lame sipas ligjit “Për kadastrën”.
Tashmë jemi në pritje të reagimit pozitiv të tij, në rast të kundërt do ti drejtohemi gjykatës.