Rreth 20 familje egjiptiane në qytetin e Kavajës pritet të dëbohen nga banesat e tyre, të cilat i posedojnë prej 30 vitesh, pasi ndërtesa po privatizohet nga familjet e ish-oficerave që disponojnë një autorizim nga Ministria Mbrojtjes.
Pas komunikimit me Drejtoreshën e EKB-Durrës, u informuam se po mbyllet procesi privatizimit të banesave në këtë ndërtesë nga ana tyre.
Me marrjen e pronësisë së banesave, pronarët do kërkojnë lirimin e objektit. Ndërkohë, bashkia Kavajë nuk ka asnjë mundësi strehimi për këto familje.
Ja bëmë me dije EKB-së dhe bashkisë Kavajë, se familjet nuk do të lirojnë objektin pa u siguruar më parë strehimin, ashtu siç parashikohet dhe ligjin “Për strehimin social”.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”