Organizata Drejtësi Sociale zhvilloi një takim me 16 familjet egjiptiane në qytetin e Kavajës, të cilët si të pastrehë janë strehuar në vitin 1991 në ish-godinën e oficerave.
Sipas akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, godina është e pabanueshme për shkak të pasojave të tërmetit të vitit 2019.
Bazuar në këtë akt-ekspertize Këshilli Bashkia ka marrë vendim për prishjen e kësaj godine.
Por, si pasojë e kërkesës/rezistencës së familjeve që para se të prishet godina bashkia ti strehojë në banesa, nuk ka arritur të bëjë prishjen e godinës.
Me familjet dakordësuam fillimin e proçesit gjyqësor për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkia për prishjen e godinës pasi është në shkelje të pikës 2, të nenit 35 të Aktit Normativ nr.9, si dhe diskutuam hapat që do ndjekim për të marrë pronësinë e kësaj godine.