Pothuajse të gjithë Sh.a e Ujësjellësave dhe Kanalizimeve në vend, kanë filluar të mbledhin debitë nga familjet e varfëra nëpërmjet përmbaruesve privatë.
I tillë ishte dhe rasti i zonjës A.Xh, e cila kërkoi ndihmën e paraligjorit të Drejtësi Sociale në qytetin e Durrësit.
Zonjës i kishte ardhur një shkresë nga UK-Durrës për shlyerjen e debisë. Mirëpo, zonja e ka të pamundur të shlyejë debinë me këstet e përcaktuara, pasi të ardhurat mujore të familjes saj janë vetëm 15.000 lek nga pagesa e aftësisë së kufizuar që përfiton bashkëshorti.
Në këtë situatë, me vullnetin për ta shlyer debinë me këste që mund ti përshtaten të ardhurave mujore të saj, kontaktuan fizikisht bashkë me paraligjorin Nëndrejtorin e UK-Durrës i cili u shpreh se: – “Nuk ofrojmë këste më të ulta për shlyerje e debisë”. Pas takimit i’u drejtuam me shkresë për të patur dhe një përgjigje zyrtare, e cila do na nevojitet në procesin tonë advokues.