Të shumtë janë familjet egjiptiane dhe rome që rikthehen pas refuzimit të kërkesës për azil në shtetet europiane.
E tillë ishte dhe familja e zonjës R.Z në qytetin e Beratit, e cila po hasnin probleme për regjistrimin e fëmijëve në klasën e katërt, dhe të gjashtë.
Pas raportimit të rastit nga PMF Bashkia Berat, Drejtësi Sociale kontaktoi me përfaqësues të Ministrisë për të lehtësuar regjistrimin e vajzave në shkollë.
Më pas, paraligjoria e Drejtësi Sociale shoqëroi zonjën pranë ZVA-Berat për të diskutuar mbi regjistrimin e vajzave. Në ditët në vazhdim do të kryhet regjistrimi vajzave në shkollë.