Bashkë me Zyrës e Ndihmës Ligjore në qytetin e Vlorës, po mbështesim zonjën D.M, të cilës ja kanë zënë truallin dhe ndërtesën ku strehohej një ndërtesë pa leje.
Edhe pse ka një urdhër për prishjen e ndërtesës pa leje, dhe që mund ti rikthente zonjës ndërtesën për tu strehuar, IMT-Vlorë dhe IKMT nuk e zbatojnë dot sepse nuk kanë mjete.
Si pasojë, zonja strehohet në një dyqan 10 m2 në kushte të papërshtatshme strehimi.
Zonja i është drejtuar disa herë bashkisë Vlorë që ta trajtojë me një nga programet e strehimit, por bashkia Vlorë arsyetohet se nuk mund ta trajtojë se zonja ka pronë.
Në këtë situatë, iu drejtuam me ankesë Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Kjo ndihmë ofrohet me mbështetjen e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”