Keni pyetje për një problematikë ligjore? Keni nevojë për informim/këshillim ligjor në lidhje me procedura aplikimi? Kërko ndihmën e avokatëve tanë duke dërguar pyetjen direkt në seksionin e dedikuar nga Organizata “Drejtësi Sociale”.
Çdo përfaqësues ligjor, pjesë e organizatës “Drejtësi Sociale” ka një ekperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore
Në vitet 2014-2017, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome”, në të cilën drejtoi fushata advokimi në fusha të ndryshme. Në vitet 2017-2018, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Për Arsim Cilësor” në të cilën drejtoi fushata advokimi në fusha të ndryshme. 2018-2020 ka punuar si Jurist/Avokat në projektin “Fuqizimi Ligjor i Komunitetit Rom dhe Egjiptian” pranë OSFA. Prej vitit 2020 drejton organizatën Drejtësi Sociale, dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të avokatëve “ILAW Network”.
Ka lindur më 14.09.1988 në Elbasan, ka përfunduar studimet universitare në fushën e drejtësisë në vitin 2010. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet pasuniversitare në shkencat juridiko-penale. Në vitin 2012 licensohet dhe fillon ushtrimin e profesionit të Avokatit. Ka kryer trajnime dhe kualifikime pasuniversitare në të drejtën evropiane dhe institucionet e BE-së, në të drejtën kushtetuese, në të drejtën tregtare, në në drejtën e punës – certifikuar nga organizata dhe institicione të arsimit të lartë.
Ka lindur në Durrës ne vitin 1988. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. Ka punuar si administrator dhe përfaqësues ligjor i shoqërive ndërkombëtare brënda dhe jashtë vendit. Nga viti 2019 ushtron profesionin e avokatit dhe te pedagogut pranë Fakultetit të Drëjtësisë në “Universitetin Aleksandër Moisiu”, Durrës. Pjesmarrës në disa konferenca shkencore jashtë vendit, dhe vlerësuar me çertifikata nga Universitete të ndryshme europiane.I specializuar në çështjet penale.
Gjyljana Bakalli është e diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe e pajisur dhe me licencën e avokatit në Republikën e Shqipërisë. Gjyljana ka disa eksperienca pune në fushën e konsulencës juridike mjedisore, arsimore, gjeohapësinore, si dhe të zhvillimit të projekteve me interes publik në Shqipëri. Ajo është angazhuar në kauza twë ndryshme të shoqërisë civile. Prej 2021 është e angazhuar si avokate pranë organizatës Drejtësi Sociale dhe ofron eksperiencën e saj në mbrojtje të drejtave të njeriut.