Dhënia e bursave për nxënësit e minoriteteve Egjiptian dhe Rom që ndjekin arsimin profesional, është një zhvillim pozitiv dhe ka sjellur rezultate.
Por, gjatë takimeve në qytetin e Lezhës disa nxënës të minoritetit Egjiptian, të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, na shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me kalimin e bursave jo sipas afateve ligjore (çdo muaj) por në fund të vitit shkollor.
Duke qenë se vijnë nga familje me gjendje jo të mirë socio-ekonomike, vonesa e bursës ndikon tek frekuentimi shkollës.
Organizata Drejtësi Sociale, do ti drejtohet me shkresë institucioneve përgjegjëse për të ndryshuar zbatimin e VKM-së në vitin tjetër akademik.