Z. R.SH është banor në zonën e Laprakës.
Para disa ditësh e ndihmuam të aplikonte tek e-albania për tu pajisur me vërtetim nëse objekti tij vazhdon të jetë në proces legalizimi.
Pasi kaloi çdo afat për marrjen e vërtetimit, juristia e Drejtësi Sociale komunikoi me përfaqësuesen ASHK-së, dhe i shpjegoi situatën. Përfaqësuesja e ASHK-së u shpreh se: -Z.R.SH duhet të paraqitet fizikisht tek ASHK, Drejtoria Rajonale Tiranë.
Sot, zotëria shkoi pranë ASHK-së, dhe i’u tha që duhet të depozitoi një kërkesë për t’u kryer matja në terren e objektit.
Menjëherë, e mbështetëm me përgatitjen e shkresës drejtuar ASHK-së, si dhe i ripohuam se do ta mbështesim gjatë gjithë procesit.