Ndihmuam zotërinë në Lezhë që të përpilojë kërkesën për vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal, e më pas, kërkesën e dërguam së bashku tek zyrat e Postës Shqiptare. Procedura kryhet nëpërmjet e-albania dhe pagesa mund të bëhet në disa forma, ku posta ishte mënyra më e thjeshtë për të.
Procesin e legalizimit ai e ka nisur vite më parë dhe kërkon të informohet nëse procesi vazhdon apo ka nevojë të nisë një aplikim të ri për të legalizuar shtëpinë e tij.
