Prej muajsh jemi duke ndjekur rastet e qytetarëve egjiptian dhe rom në qytetet Kavajë, Lezhë, Vlorë, Pogradec, Tiranë, të cilëve në mënyrë të paligjshme u bllokohen pagat nga Institucione Mikrofinanciare.
Madje, disa raste i kemi kundërshtuar gjyqësisht por dhe po i ndjekim në rrugë administrative.
Me anë të një ankese i’u drejtuam Ministrisë së Drejtësisë për rastin konkret të z. I.M, e cila ka reaguar duke kërkuar dosjen nga përmbaruesi privat.
Vlerësojmë reagimet pozitive të çdo institucioni, i cili mbështet këto familje.