Pasi u informua për rastin e paprecedent në televizionin kombëtar Top Channel të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe vajzave nga av. Spartak Ngjela,
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u përgjigj me shpejtësi për adresimin e problemit. KMD kërkon sqarimin e plotë të rrethanave të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në emisionin “Më lër të flas” nga ana e televizionit Top Channel, për të marrë një vendim të drejtë.