Kjo video tregon se partitë politike kanë nevojë t’i mendojnë ndryshe këto familje, të mos i shohin më si vota të lehta për t’u blerë. Ka ardhur momenti që këta qytetarë janë ndërgjegjësuar. Edhe pse jo të gjithë, një pjesë prej tyre e dinë që është e kotë të shesin votën, dhe nuk duan të trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë. Ata kanë nevojë dhe kërkojnë integrim dhe akses në institucione që të përfitojnë nga shërbimet e ofruara, ndihmat ekonomike, fondet që ngrihen për të pastrehët etj. Integrimi arrihet nëse partitë politike hapen ndaj këtyre komuniteteve, duke ju krijuar atyre mundësinë për të qenë pjesëmarrës në demokraci.”
_____________________________________________