6 Dhjetor, 20230
Sipas të dhënave të mbledhura nga Drejtësi Sociale vetëm ne Bashkinë Tiranë, Durrës, Fier dhe Korçë janë identifikuar 700 fëmijë në situatë rruge për vitin 2022 dhe periudhen Janar-Mars 2023. Së fundmi zhvilluam në qytetin e Durrësit një takim me prindërit për të kuptuar më afër arsyet pse fëmijët e tyre janë në gjendje rruge, si dhe për t’i informuar mbi të drejtat e tyre.
Fatkeqësisht, familjet që përballen me vështirësi ekonomike ndanë historitë e tyre duke treguar se shpesh herë ndeshen me diskriminim në vendet e punës, në transportin publik dhe në rrugë. Vështirësia për tu integruar, e shoqëruar me mungesën e arsimit, i ka detyruar prindërit dhe fëmijët në zgjedhjen shqetësuese të lypjes.
Si pjesë e angazhimit tonë për #16Ditët🧡 e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, ky nuk ishte vetëm një diskutim, por një thirrje për veprim. Pas takimit, ne do qëndrojmë përkrah këtyre nënave, duke ofruar mbështetje si: përgatitja e dokumentacionit për të përfituar bonusin e qerasë, përgatitjen e dokumentacionit për të përfituar fëmijët bursën sipas VKM-se 666, regjistrimin tek zyra punës, aplikimin për ndryshimin e vendbanimit, etj.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet Bashkinë Durrës dhe “Drejtësi Sociale”.
#FuqizojmeKomunitetin #AsnjeJustifikim
—————————————————–
According to data collected by Social Justice, only in the municipalities of Tirana, Durrës, Fier, and Korçë alone, 700 children have been identified in street situations for the year 2022 and the period January-March 2023. Recently, we held a meeting with parents in the city of Durrës to better understand why their children are in street situations and to inform them about their rights.
Unfortunately, families facing economic difficulties shared stories of discrimination in workplaces, public transport, and on the streets. The challenge of integration, coupled with a lack of education, has forced parents and children into the distressing choice of begging.
As part of our commitment to #16Days🧡 of activism against gender-based violence, this was not just a discussion but a call to action. Following the meeting, we stand beside these mothers, offering support such as preparing documentation for the rent bonus, scholarship applications for children according to Decision No. 666, registration at the labor office, change of residence application, and more.
This activity is organized as part of “Improving Community resilience” (ICR) programme, with USAID funds, implemented by UNDP Albania in partnership with Municipality of Durrës and “Social Justice”.
#ImprovingCommunityResilience #NoExcuse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania