Bashkë me disa organizata të tjera nxitëm ndryshimet ligjore për heqjen e detyrimit të paraqitjes së një kontrate qiraje për të aplikuar për bonus. Por, ndryshimet ligjore nuk po gjejnë zbatim në bashkinë Tiranë.
Njësia vendore ku zonja që po mbështesim në Tiranë ka aplikuar, ia refuzon asaj lidhjen e një kontrate tek njësia, ashtu siç përcakton ligji.
Dërguam një shkresë tek njësia vendore dhe përgjigja që na u kthye është se nuk ka një vendim të këshillit bashkiak.
Në vazhdim do t’i dërgojmë shkresë këshillit bashkiak, si dhe do të kontaktojmë me disa anëtarë që të nxisim zbatimin e ligjit.
*********************************************
Together with several other organizations, we pushed for legal changes to remove the obligation to present a rental contract to apply for a bonus. However, the legal changes are not being implemented in the municipality of Tirana.
The local unit where the lady we are supporting in Tirana has applied, refuses her a contract with the unit, as the law stipulates.
We sent a letter to the local unit and the answer we got back is that there is no decision of the municipal council.
In the future, we will send a letter to the municipal council, as well as contact some members, to promote the implementation of the law.