Një hapësirë e dedikuar publikimit dhe pasqyrimit të të të gjitha aktiviteteve të ndryshme organizuar nga organizata “Drejtësi Sociale” ose në kuadrin e pjesmarrjes
Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriun në Shqipëri.
Më së shumti e fokusuar në grupet rome- egjiptiane, personat me aftësi ndryshe, banorët e lokaliteteve periferike, të rinjtë, fëmijët dhe emigrantët.
Drejtuesit edhe stafi i organizatës “Drejtësi Sociale” janë me eksperiencë, profesionalë dhe të përkushtuar për të ndihmuar maksimalisht në zgjidhen e problematikave të ndryshme.
Çdo individ pjesë e stafit tonë, ka një ekperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore në qytetet Tiranë, Fier, Berat, Korcë dhe Elbasan, nëpërmjet projektit operacional të Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë.
Përveç aktiviteteve të ndryshme dhe në qytete e zona të ndryshme, organizata ofron konsulencë, ndihmë parësore dhe dytësore juridike, nga ku, mbështetjen ligjore e përdor si mjet për organizimin komunitar.
Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri. Më së shumti e fokusuar në grupet rome- egjiptiane, persona me aftësi ndryshe, banorët e lokaliteteve periferike, të rinjtë, fëmijët dhe emigrantët
Një hapësirë e dedikuar publikimit dhe pasqyrimit të të gjitha daljeve në media, njoftimeve dhe artikujve të ndryshëm në lidhje me veprimtarinë e organizatës “Drejtësi Sociale”